Afati ka skaduar në fakt që të mërkurën e 23 majit dhe në aspektin juridik konsiderohet se e shkelur rregullorja. Për aq kohë sa nuk është arritur një marrëveshje zyrtare mes klubit dhe lojtarit dhe mbi të gjitha nuk është bërë as derdhja e parave, i binte që bardhebluve t’u hiqeshin edhe 3 pikë të tjera nga renditja e përgjithshme. Është shmangur kështu për momentin një tjetër zbritje pikësh për klubin kryeqytetas. Kur pritej që KDS-ja të dilte dje me vendimin e radhës, kjo nuk ndodhi.
Megjithatë, një miratim i marrë nga vetë Gjergji Muzaka, lë të hapur opsionin për të arritur akordin e shumëpritur.