INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana ndër qytetet më të lira në Europë por... për të huajt

Tirana ndër qytetet më të lira në Europë por... për të huajt

Publikuar më: 09:48 12-03-2019

Në Tiranë jetesta nuk ka kosto të lartë financiare. Nga një renditje e realizuar nga “Numbeo”, portal që mbledh të dhëna për cilësinë e jetsës, Tirana renditet ndër vendet me kosto më të lirë në Europë.  Në shqyrtim janë marrë 181 vende të botës ku kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 155.

Megjithatë, me këtë renditje Tirana është vendi i tretë në rajon më pak u kushtueshëm për të jetuar. Prishtina kryeson si qyeti më i lirë i Europës. Pas kryeqytetit të Kosovës vjen Shkupi, në vendin e 168-të.
Nga vendet e rajonit koston më të lartë të jetestës rezulton ta ketë kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, duke u renditur në vendin e 143.
Ndërkohë, me diferencë të ngushtë nga një vend te tjetri, renditen Sarajeva në vendin e 148 dhe Beogradi, 147.
Por cilët janë vendet ku jetesa është më e shtrenjtë? Pa surpriza, Zvicra është shteti më i shtrenjtë në të gjithë Europën. Më pas renditet Norvegjia dhe Islanda.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, "Numbeo" bazohet në 5 indekse të tjera siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve. Nga këto tregues, Tirana renditet me indeksin më të ulët në rajon për sa i përket fuqive blerëse të vendasve. Që do të thotë se, ndonëse Tirana është e lirë për të huajt që vijnë të jetojnë në Shqipëri, ajo është shumë e shtrenjtë për vendasit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036637783050537