Edhe Tirana zyrtare është solidarizuar me pasojat e tmerrshme me të cilat po përballet Italia fqinje pas tërmetit mbi 6 ballë që e goditi italinë qëndroer në orët e para të ditës së sotme.
Presidenti Bujar Nishani, i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi homologut të tij Italian, Sergio Mattarella.
Bujar Nishani:
“I nderuar Zoti President,
Jam shumë i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.
Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian.
Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”.
Shefi i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook për të shprehur solidaritetin e tij, ndërsa e cilësoi këtë ditë sit ë trishtë.
Edi Rama:
“Një ditë e trishtueshme për Italinë mike! Ngushëllimet më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidaritet vëllazëror me popullin e qeverinë”!
Edhe kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i shprehu popullit italian ngushëllime për humbjet e jetëve njerëzore përmes homologut të tij, Paolo Gentilioni.
Ditmir Bushati:
“Italia mike u trondit mbrëmë nga një tërmet i rëndë, i cili mori jetë dhe shkaktoi dëme të mëdha materialeNë emër të qeverisë dhe popullit shqiptar i kam shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin mikut e kolegut tim italian Paolo Gentilioni”.