Tirana është mposhtur 0-3 në “Selman Stërmasi” nga skuadra e Maccabi Tel Aviv.
Ndeshja e kthimit e raundit të parë në Europa League nuk ka shkuar siç duhet për bardheblutë, të cilët eliminohen me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në favor të izraelitëve, përfshirë edhe humbjen e Tiranës 0-2 në sfidën e parë.
Skuadra e trajneri Ze Maria e nisi mirë takimin, zbatoi mjaft mirë detyrat taktike dhe rrezikoi disa herë portën kundërshtare me anë të Merveil.
Por, dalja me karton të kuq e sulmuesit Sentamu në minutën e 44-t bëri që Tirana të humbte shumë nga ritmi i saj, teksa në pjesën e dytë u ndëshkua me golin e parë, shënuar nga Shoenfeld në minutën e 50-të.
Itzhaki dhe Rikan ishin autorët e dy golave të tjerë për Maccabin, përkatësisht në minutën e 80-të dhe 86-të.
Tirana – Makabi Tel Aviv 0-3
Shënues: Shoenfeld 50′, Itzhaki 80′, Rikan 86′