Ditën e nesërme (4 korrik) disa zona të Tiranës do të jenë pa drita si pasojë e ndërhyrjes në nënstacionin Kasharit. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, punimet po kryhen me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Si rrjedhojë e remontit, OSHEE njofton se do të stakojë si masë sigurie energjinë në fiderin 143 6 kv të nënstacionit Valias dhe fiderin Rinas 6 kv të nënstacionit Rinas.
Ndërsa, punimet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe do të mbeten pa energji: Bizneset private në zonën e Rinasit, Laknas, Rinas, Vorë pjesërisht, Ujësjellësi Bruk-Bërxullë si dhe Qerekë pjesërisht.