Ekipi i Tiranës ndodhet përsëri në luftën për mbijetesë. Kryeqytetasit gjithnjë e më shumë e shohin veten në rrezik dhe sfida me Luftëtarin është jetike. Tekniku Mema gjendet përballë një situate të vështirë ku mungon sulmuesi kryesor Michael Ngoo i pezullaur me kartonë si dhe mbrojtësi Dorian Kërçiku.
Gjithashtu edhe kapiteni Karabeci ka shfaqur disa probleme, në ndeshjen në Kupë ndaj gjirokastritëve. Trajneri gjithashtu ka shprehur frikën e aleancave mes ekipeve të tjera, duek theksuar se ndaj Tiranës ka dashakeqësi për ta rrëzuar nga Superiorja.