Nuk kanë munguar surprizat mbrëmë me rastin e Krishtlindjeve ku në kryeqytet është zgjedhur “Miss Trans 2017”.
Konkursi është mbajtur në një nga diskot e Tiranës, ku shtatë transgjinore sfiluan për t'u zgjedhur kështu më pas dhe “Miss Trans Albania 2017”.
Transgjinoret ishin të veshura me fustane ngjyrë rozë.
Nga ky konkurs përveç “Miss Trans” u përzgjodhën dhe dy fituese të tjera “Miss Trans Buzëqeshja”, dhe “Shoqëruesja e Parë e Miss Trans”.
E pranishme ishte dhe “Miss Trans 2016” e cila i ka dorëzuar kurorën “Miss Trans 2017”.