INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana ''pushtohet'' nga simbolet e dashurisë për ditën e Shën Valentinit [FOTO]

Tirana ''pushtohet'' nga simbolet e dashurisë për ditën e Shën Valentinit [FOTO]

Publikuar më: 18:51 12-02-2018

Tirana ka nisur përgatitjet për të pritur ditën e Shën Valentinit. 14 shukrti i njohur ndryshe si festa e të dashuruarve, është një ditë e zhurmshme në kryeqytet, kjo pasi është vërejtur një tendecë në rritje tek shqiptarët për ta festuar. Shumë bare dhe restorante të ndryshme organizojnë aktivitete me muzikë për çiftet e dashhuruara.


Dita e Shën Valentinit është një nga ngjarjet më të mëdha të muajit shkurt në Tiranë dhe nuk kishte si të mungonte as Bashkia e Tiranës e cila ka zbukuruar qytetin me simbole të dashurisë.


Në qendër të kryeqytetit është vendosur një podium në forme zemre ku çiftet e dashuruara mund të bëjnë fotografi me personin e zemrës. Sheshi “Nënë Tereza” është mbuluar nga zemra të kuqe duke I dhënë një atmosferë festive Tiranës. Sahati I Tiranës është një tjetër objekt që është pushtuar nga zemra të kuqe që janë simbol i dashurisë.


Pazari i Ri do të jetë stacioni i të dashuruarve pasditen e 14 shkurtit. Duke filluar nga ora 17: 00, Bashkia e Tiranës organizon një Koncert me të ftuar special ku marrin pjesë këngëtarë të njohur.

 

2dd3ca45-7596-4b44-880a-834d70ca00f7.jpgc98eabdb-b497-4762-b87d-2591fb7a6f6f.jpg79a156c0-ee67-4349-8248-92586d7b452a.jpge5cf7d40-d93a-4b35-921f-33e7419b9b9b.jpg423932bd-12c1-401d-a068-a0de209edc0e.jpg263cd6e4-1609-403d-af41-f6cd1824d68a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449