INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tirana Smart City”, Veliaj: gati 100 projekte

“Tirana Smart City”, Veliaj: gati 100 projekte

Publikuar më: 11:56 12-01-2016
 
“Smart City”, ky është projekti, që pritet të prezantohet për publikun më 20 Janar, në konferencën e partnerëve “Tirana Smart City 2016-2026”. Lajmi konfirmohet nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i cili në një prononcim për mediat deklaroi se në këtë konferencë do të prezantohen 100 projekte për Tiranën.
Qëllimi i punës së bashkisë nuk është gara e ardhshme elektorale por e ardhmja e kryeqytetit - theksoi Erjon Veliaj.
“Nuk jemi të fokusuar në zgjedhjet e ardhshme, se sa në gjeneratën e ardhshme të Tiranës, që të gjithë qytetarët meritojnë. Arsyet pse quhet "smart city" është se kemi nevojë për qytet inteligjent, jo për faktin, që duhet të kenë akses në informacion, por qytet që menaxhon jetën, cilësinë e ajrit, të ushqimit, të transportit, shkollave.”
 
Mësohet se në këto 100 projekte përfshihen: Bulevardi i Ri i Tiranës, pagesa online e taksave, parkimi, vendosja e kamerave në kryqëzime të ndryshme, si dhe terminali modal i transportit, etj.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771