INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana Smart/ Si të përballosh temperaturat 40 gradë në stacionet e urbanëve [VIDEO]

Tirana Smart/ Si të përballosh temperaturat 40 gradë në stacionet e urbanëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:03 06-08-2018

Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, ka disa qytetarë që janë të detyruar të presin në stacionet e urbanëve për disa minuta. Vapa e bën më të vështirë qëndrimin, sidomos në orët e pikut, por në kryeqytet tashmë vjen një tjetër risi.
Kjo është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit. Një ide smart por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen. Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve.
Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën. Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.
Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane.
Risitë po prezantohen çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit. E tillë ishte dhe ftesa që bëri dy ditë më parë kreu i bashkisë Erion Veliaj pranë hyrjes në kryeqytet. Në tabelën e rrethrrotullimit të doganës, thirrjes për respektimin e Kodit Rrugor, Veliaj apeloj duke përdorur të famshmen KIKI nga Drake. “Lidhe rripin Kiki! Drake do të mirëkuptojë”- shkruhet tashmë në tabelën që mirëpret këdo që vjen në kryeqytet.
E duket se efektet janë pozitive. Nga një vëzhgim i IN News pranë rrethrrotullimit të doganës vërejmë që qytetarët zbatojnë kodin rrugor duke mbajtur rripin e sigurimit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727