Një ngjarje e rënë është regjistruar orët e para të ditës së sotme ku një burrë ka vrarë gruan e tij duke e qëlluar me automatik dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Policia njoftoi për krimin e rëndë të ndodhur në banesën e çiftit zonën e njohur si frutikulturë Tiranë. Nga hetimet mësohet se burri Halil Lita ka qëlluar me armë zjarri automatike bashkëshorten e tij Dije Litën dhe më pas ka qëlluar veten pas një debati në familje. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas sinjalizimit, efektivët kanë gjetur të pajetë në banesën e tyre shtetasit me Halil Lita dhe Dije Lita. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton lidhur me zbardhjen e krimit të dyfishtë.