Përqafime, lotë dhe lule. Pas portës së burgut të grave “Ali Demi’ në Tiranë prisnin familjarët ndërsa gratë e amnistura përqafuan lirinë dhe familjarët, teksa hodhën hapat e parë jashtë mureve që i mbanin të izoluara prej vitesh. Të afërmit i pritën aty, ndërsa ato morën dokumentin e lirisë, urimet nga të burgosurat e tjera dhe nga zyrtarët e institucioneve. Pastaj erdhi takimi me familjarët, mes emocionesh, ato lëshuan britma gëzimi, lot dhe copëza bisedash të shkëputura aty-këtu. Dikush nxitoi drejt makinës për të shijuar lirinë, e munguar dhe për të takuar njerëzit e tjerë të dashur që nuk kishin mundur të vinin në Tiranë për t’i pritur. Të tjera pranuan të rrëfenin emocionet e tyre para kameras. “Jam shumë e lumtur, pafundësisht e lumtur, sapo përqafova mamin, edhe nuk e kam shuar ende mallin për të”-thotë njëra prej të burgosurave, ndoshta me e reja prej tyre. Kur e pyet se çfarë planesh ka për të ardhem, e emocionuar ngre supet dhe thotë, “Për momentin mjafton fakti që jam e lirë, më pas do të planifikoj se çdo të bëj në të ardhmen.
I pranishëm në ceremoninë e lirimit të dhjetë grave të cilat përfituan nga aministia ishte ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë.
Manjani bëri apel për rintegrimin e tyre në shoqëri, ndërsa kërkoi nga kolegu i tij, Ministri Blendi Klosi që të mbante fjalën e dhënë për punësimin e këtyre grave. Sipas Manjanit, të gjitha këto gra janë gati të rifillojnë jetën e tyre pasi kanë kryer dënimin e tyre. Madje ai tha se ishte gati të lëshonte rekomandime për vende pune për të amnistuarit. “Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu rintegruar si njerëz të lirë që janë munduar për t’u integruar në shoqëri si njerëz të lirë, të cilët në rrethana të caktuara kanë qënë të detyruar të vuajnë dënimin për fajet që kanë bërë, po kjo nuk do të thotë që në pjesën e mbetur këta njerëz të konsiderohn me gisht. Nuk është sistem demokratik. Kjo është ftesa ime për gjithë shoqërinë shqiptare, ti mirëpresim këta njerëz”, tha Manjani. “Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshe, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin”-deklaroi ministri.
Nga 10 gratë e burgut, 325 në kryeqytet, që përfituan lirinë katër prej tyre ishin dënuar për krimin e vrasjes. Pasi lanë qelinë ato tani duhet të përballen me shoqërinë, paragjykimet e tyre dhe me faktin se duhet të riintegrohen në jetë. Emrat e grave që dolën sot nga burgu janë Leonora Zaçellari e dënuar për plagosje, Lumturi Koli e dënuar për drogë, Ina Dulaj për vjedhje dhe Vera Camaj për prostitucion. Po kështu lanë qelitë Uarda Çota e dënuar për aksident dhe Esmeralda Gaçi. Fituan lirinë edhe katër gratë e dënuara për vrasjes Anila Angjo, Dallandyshe Kasaj ,Fatbardha Gjonaj dhe Feruze Bregu.