Një 39-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi është hedhur nga pallati i shtëpisë së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Haki Stërmilli”, në Tiranë, ku shtetësja me iniciale M.H, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:27 në rrugën ‘Haki Stërmilli’ dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.