Mëngjesin e së shtunës një 53 vjeçar me inicialet F.S ka tentuar t’i vërë flakën vetes pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytet.
Pasi ka lyer trupin me benzinë, ai i ka vënë flakën vetes, por për fat të mirë është parandaluar në kohë nga forcat policore të Komisariatit Nr.1.
53 vjeçari po merret në pyetje nga policia për të mësuar arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi.