Sot efektivat e policisë së kryeqytetit kanë vënë në pranga një 16 vjeçar me inicialet K.P. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së tij si dhe ka shkatërruar orenditë e banesës.
Ngjarja për cilën akuzohet adoleshenti ka ndodhur një ditë më parë, në banesën e familjes së tij në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë. Dyshohet se i riu, duke përdorur një sharrë dore për prerje metalesh, ka shkatërruar orenditë shtëpiake si dhe në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, A.M., 45-vjeçe.
Materialet në ngarkim të 16-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”.