Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën. Shtetasi I.B, 25 vjeç, po udhëtonte me motorin e tij tip Kawasaki, ku ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plagëve të rënda të marra në trup.