Humb jetën një grua si pasojë e një aksidenti rrugor, tek rruga “Konferenca e Pezës” në kryeqytet.
R. Haldeda 44 vjeç ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër kur u përplas nga një automjet Volksvage Golf, që drejtohej nga një person, i cili u ndalua menjëherë nga policia.
Përplasja ishte fatale aq sa gruaja mbeti e vdekur në vend.
Policia nisi hetimet për aksidentin dhe ndaj drejtuesit të automjetit u morr masa e arrestit në flagrancë deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një nga pistat, që po hetohet është se gruaja mund të ketë ndërprerë rrugën veturës në mënyrë të papritur dhe policia mori dëshmi të disa personave, si dhe deklarimin e shoferit i cili pretendon se Haldeda i ka ndërprerë rrugën automietit.
Po përgjigjen finale pritet ta japë akt- ekspertimi që do të përcaktojë edhe shkakun e aksidentit