INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, AKU bllokon 180kg djathë me niseshte

Tiranë, AKU bllokon 180kg djathë me niseshte

Publikuar më: 12:38 22-07-2018

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me AKU ka forcuar aksionet në subjektet që tregtojnë ushqime.

Në një kontroll rutinë në qytetin e Tiranës, inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 170 kg djathë pasi rezultonte të kishte në përbërje niseshte.

Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore nga subjekti Alfred Hila në Shkodër.

Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve.

Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.

Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949