INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, arrestohet 25 vjeçari, akuzohet për një sërë vjedhjesh

Tiranë, arrestohet 25 vjeçari, akuzohet për një sërë vjedhjesh

Publikuar më: 19:24 03-05-2016

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin 25 vjeçar, Daniel Bushka, i akuzuar për një sërë vjedhjesh të kryera në banka, dyqane e banesa në kryeqytet.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se ka vënë në pranga Daniel Bushkën me banim në Tiranë. Rreth orës 23:30 të 2 majit, 25-vjeçari dyshohet se ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet në rrugën “Abdyl Frashëri” me qëllim vjedhjen. 

Pas punes operative dhe proceduriale të bërë nga ana e specialistëve të Komisariatit Nr. 2, është arritur të dokumentohet me prova ligjore dhe një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, konkretisht vjedhjeve në rrugën “Muhamed Gjollesha”, “Medar Shtylla”, “Pjetër Bogdani”, “Irfan Tomini”, “Sami Frashëri”, dhe një tjetër banese në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Article Logic
Execution time: 0.0025458335876465