INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, arrestohet i riu bullgar që vidhte bankomatët

Tiranë, arrestohet i riu bullgar që vidhte bankomatët

Publikuar më: 15:09 24-09-2017

Një shtetas bullgar është ndaluar nga policia e Tiranës për vjedhjen e bankomatëve të bankave të nivelit të dytë. Personi i ndaluar në bashkëpunim me një tjetër bashkëatdhetar të tij kryenin grabitjen e bankave. Në prangat e policisë ka rënë 25-vjeçari Konstantin Eftimov, banues në Sofje të Bullgarisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, emri i të cilit, për shkak të hetimeve, nuk bëhet i ditur. Sipas policisë, dy shtetasit bullgarë i realizonin vjedhjet e tyre me anë të një aparati skimmer, që mundësonte klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të bankomatëve. Shtetasit bullgarë policia i ka kapur edhe një sasi lekësh, ndërsa për momentin nuk bëhen të ditura se sa bankomatë janë vjedhur apo shuma e përfituar nga dy bullgarët.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877