Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 20 vjeçari, i cili ka ndjekur një grua dhe më pas e ka përdhunuar. I riu F.A është njohur me 37 vjeçaren M.M në një lokal të kryeqytetit ku ai punonte si kamarier. Kur gruaja është larguar nga lokali i riu e ka ndjekur atë deri në banesën e saj dhe më pas ka ushtruar dhunë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.
Ka qenë vetë 37 vjeçarja që ka denoncuar në Komisariatin nr.1 dhe më pas forcat blu kanë arrestuar 20 vjeçarin.
Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në 9 dhjetor, por gruaja amerikane ka shkuar në polici për të bërë denoncimin një javë më pas.
Sipas denoncimit që gruaja ka bërë në Polici, ajo ka komunikuar disa herë me 20-vjeçarin, por sipas saj djali nuk është mjaftuar me kaq pasi e ka ndjekur në banesën e saj.
37-vjeçarja thotë se djali ka hyrë me forcë në banesë e ka qëlluar dhe ka abuzuar seksualisht me të. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarje pasi i riu ka ngritur pretendimin se nuk e ka përdhunuar 37-vjeçaren.