INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tiranë: Arrestohet polici, ishte pjesë e bandës së kokainës [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 06-06-2016

Ishte pjesë e një bande kriminale, por është arrestuar në flagrancë polici i komisariatit numër 2 në kryeqytet. Mësohet se polici ishte pjesë e një bande që merrej me shitjen e kokainës në zonën e Oxhakut. Arrestimi i Gurian Lekzeqirit, 40 vjeç është bërë në kuadër të operacionit “Weekend” së bashku dhe Gëzim Sefën, 47 vjec, Ylli Milla, 46 vjeç dhe Edmond Laska, 55 vjeç të katër banues në Tiranë. Policia thotë se në momentin e arrestimit të akuzuarit i është gjetur 240 gram lënë narkotike e dyshuar si kokainë. Ka qënë policia e cila ka shpërndarë njoftimin për shtyp si dhe ka bërë publike detaje të operacionit.

Njoftimi i policisë:
“Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut. Në momentet e ndalimit, shtetasi Gurian Lekzeqiri, ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip “Audi” dhe shtetasi Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë, 1 automjet tip Audi, me targë AA797IU – 5 aparate telefonik të markave të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328