Pas një operacioni të Policisë së Tiranës janë gjetur në një banesë disa armë. Për këtë arsye I janë vënë prangat 50 vjeçarit I. Haka dhe i janë sekuestruar një automatik me 27 fishekë, një pistoletë me 5 fishekë, 13 fishekë pistolete TT dhe 5 fishekë model 7.62 mm.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza armëmbajtje pa leje.