INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë Asgjesohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41 vjeçari

Tiranë Asgjesohen 400 rrënjë kanabis, në pranga 41 vjeçari

Publikuar më: 13:28 02-07-2016

400 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Tiranës. Si pasojë, ka  rënë në pranga  41 vjeçari Ervin Osmani, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasditen e së premtes në fshatin Bërzhitë.

“Ky shtetas u kap në flagrancë në një parcelë të mbjellë me rreth 400 bimë të dyshuara “Cannabis Sattiva”, parcelë e cila ndodhje në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fravesh, Njësia Administrative Bërzhitë. Bimët u asgjesuan me anë të djegies”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të  “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381