Vijon zbatimi i operacionit "Vjeshtë 2017" në qarkun e Tiranës.
Ditën e sotme në zbatim të këtij hapi policia e Tiranës ka evidentuar 2 lokale, kazino ku kryhej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit dhe shitblerjes së kokainës.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, fisha dhe enë për përdorimin e lëndës narkotike.
Ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit Kristaq Sinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon zbatimi i planit operacional "VJESHTË 2017".
Vazhdojnë kontrollet në gjithë qarkun Tiranë.
Bllokohen 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar.
Evidentohen 2 lokale kazino ku ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit, në njërin prej tyre ushtrohej dhe aktivitet i kundraligjshëm i shitblerjes së lëndës narkotike kokainë.
Arrestohet pronari i lokal kazinos ku ushtrohej aktivitetit i kundraligjshëm i lojërave të fatit dhe shitblerjes të lëndës narkotike kokainë dhe procedohet në gjëndje të lirë pronari i lokalit tjetër.
Sekuestrohen 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, fisha dhe enë për përdorimin e lëndës narkotike.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional "Vjeshtë 2017", kanë vijuar kontrollet në qarkun Tiranë, ku si pasojë e kontrolleve të ushtruara, më datë 23.09.2017, u arrestua shtetasi :
- Kristaq Sinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armbajtje pa leje".
Ky shtetas përdorte lokalin e tij kazino për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shitjes të lëndës narkotike të llojit kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon (në pronësi të këtij shtetasi), në rrugën "Mikel Maruli" është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë
- 3 tavolina pokeri
- 30 fisha për organizim lojërash fati
- enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën "Mikel Maruli", ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike", "Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit" dhe "Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 285 / a, 283 / 1, 197 dhe 198 të Kodit Penal dhe për veprën penale "Organizim i palejuar i lojërave të fatit", në ngarkim të shtetasit S.R., parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.