INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, çelet ekspozita 'Komunizmi në epokën e tij' në Muzeun Historik Kombëtar[FOTO]

Tiranë, çelet ekspozita 'Komunizmi në epokën e tij' në Muzeun Historik Kombëtar[FOTO]

Publikuar më: 11:09 20-02-2018

Në prag të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, që shënon simbolikisht rënien e diktaturës në Shqipëri, vjen në Tiranë ekspozia “Komunizmi në epokën e tij”. Ekspozita paraqet aspekte të manipulimit politik të masave nga shteti komunist përmes formave të ndryshe të propagandës së artikujve dhe fotografive në shtypin e kohës, ceremonive zyrtare dhe karikaturave.

“Une jam shumë i kënaqur dhe i surprizuar kur pashë në këtë ekspozitë shumë të rinj. Ata kanë shansin qe të shikojnë historinë në një linjë të vazhdueshme dhe mund të bëhen më të interesuar pas botës. Mesazhi që dua të përcjell nëpërmjet kësaj ekspozite është që në të gjithë botën njerëzit ndjekin flamujt e kuq dhe u bënë komunist por realiteti tregon që çdo lëvizje komuniste të cilën dha fuqi të bëhen lidership. Nuk ka prova që komunizmi është totalisht terror, ide bazike që mund të mendojë sistemi demokratik” tha kuratori i ekspozitës Ulrich Mählert në intervistën për IN Tv.

Kjo ekspozitë vjen në Tiranë më datë 19 shkurt 2018, në Pavionin e Diktaturës te Muzeu Historik Kombëtar, duke i paraprirë 27 vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991, që shënon simbolikisht rënien e diktaturës në Shqipëri.

Ekspozita nuk vjen rastësisht në këtë datë, pasi 67 vite më parë, më 19 shkurt 1951, ndodhi edhe incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike, si pasojë e të cilit në mesnatën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq dhe pa faj 22 intelektualë të Tiranës dhe të Shqipërisë, me vendim të PPSH. Muaji Shkurt në vetvete është një muaj kujtese. Më 27 shkurt 1967 nisi fushata dhe lufta e hapur kundër besimeve fetare, kundër klerit dhe institucioneve fetare, e kamufluar si “nisma revolucionare e rinisë”

Ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX. Botuesit e ekspozitës janë Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermani, Muzeu Historik Gjerman dhe për versionin shqip Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC). Autori i saj është historiani gjerman Gerd Koenen. Në ekspozitë morën pjesë shumë figura të shquara të artit dhe historisë shqiptarë si dhe shumë të rinjë të cilët shfaqen interes për ekspozitën.

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.16.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.17.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.19.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.21.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.22.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.23.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.25.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.28.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.14.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.15.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.15_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-02-20_at_10.43.26.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828