Një sherr masiv ka ndodhur sot në “Asllan Rusi” mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës, në një ndeshje basketbolli. Siç duket edhe nga videoja, sherri ka ndodhur pak para se të niste finalja e basketbollit. Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë.
Sherri është zhvendosur edhe pranë kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë.
Raportohet se edhe aty, në sherr janë përfshirë tifozët e Tiranës me ata të Shkodrës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka qetësuar situatën.