Autobusi-urban i linjës së Kamzës është aksidentuar pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së Kamzës në Tiranë.
Autobusi ka qenë i mbushur me pasagjerë dhe është përplasur me katin e parë të një ndërtese, që raportohet se është dyqan këpucësh.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është bërë një defekt teknik. Nga përplasja ka marrë dëmtime të lehta një person i cili ndodhej në trotuar në momentin kur autobusi doli nga rruga.
Në trotuar kanë qenë babë e bir dhe i plagosur ka mbetur djali, i cili është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.