Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si "tregu elektrik" rreth orës 23, dhe automjeti ishte në pronësi të aktorit të njohur Laert Vasili. Mjeti i aktorit ishte i parkuar kur ka ndodhur ngjarja dhe në të nuk kishte asnjë person. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një defekt elektrik apo një ngjarje të qëllimshme.