Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në zonën e ish bllokut.
Dy 20 vjeçarë nga Pogradeci kanë përndjekur një 19 vjeçare në Tiranë, në zonën e ish- bllokut dhe më pas njëri prej tyre e ka përdhunuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa policia ka mundur të arrestojë shtetasit me inicialet A.K dhe R.Ç të dy banues në Pogradec.
Dy djemtë e përndiqnin në mënyrë të përsëritur 19 vjeçaren me inicialet G.B. Në njoftimin e saj policia sqaron se shtetasi me incialet A.K ka përdhunuar adoleshenten.
Më datë 02.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.K dhe R.Ç, vjeç 20 e 20, banues në Pogradec e Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë përndjekur shtetasen G.B, vjeç 19, me të cilën dyshohet se shtetasi A.K, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Nenet 102 e 121/a/2 të Kodit Penal.