Dy djem nga Laçi janë përpjekur të përdhunojnë një vajzë 22-vjeçare në mes të Tiranës, mirëpo fatmirësisht njerëzit kanë dëgjuar britmat e vajzës duke lajmëruar policinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet ku dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pasi e kanë futur në makinë ato kanë tentuar ta përdhunojnë të renë por fatmirësisht njerëz që kanë dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë. Dy djemtë nga Laçi janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar. Policia i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.