Pamje të rënda!
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Institutit ditën e sotme.
Një automjet tip “Benz” ngjyrë blu ka përplasur një kalimtare.
Sipas dëshmitarëve drejtuesi i automjetit e përplasi dhe më pas e la të dergjej në rrugë.
Ai u zhduk nga vendngjarja ndërsa gruaja ndodhej e shtrirë në trotuar gjysmë e vdekur.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje.
Ajo është transportuar për në spital, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende me dije.
Dëshmitari nga vendngjarja deklaron:
Tani në Institut. Përplasi nje makine benz blu i hapur nje grua dhe iku. E la si gjysem te vdekur.”
Burimi: JOQ.al