Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka gjetur vdekjen pasi kishte rënë nga krevati ku flinte.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Mushqetë të Tiranës. Kanë qenë prindërit që kanë gjetur fëmijën me inicialet S. V., në tokë dhe të pajetë.
Tronditja për ta ka qenë e madhe, ndërsa janë munduar ta sjellin në jetë, por nuk ka qenë e mundur.
Policia e Tiranës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet. Sipas tyre ngjarja është aksidentale.