Ishim mësuar që në lajmet me përndjekje apo abuzime të ishin meshkujt personazhi negativ, por këtë herë është ndryshe. Një vajzë nga Tirana ka përndjekur për një përiudhë të gjatë kohore 39 vjeçarin R.D. Burimet nga Policia e Tiranës thane se 27 vjeçarja ishte 12 vjet më e vogël dhe i dërgonte vazhdimisht SMS në telefon burrit që e përndiqte, duke u kthyer në makth për 39- vjeçarin po nga Tirana.
Vajza është fiksuar me mashkullin në fjalë aq shumë saqë kërkonte me çdo kusht t’ia arrinte të krijonte një lidhje me të.
Kërcënimet vazhdonin me Sms dhe në rrugë deri në momentin kur 27 vjeçarja SH.L është paraqitur në Komisariatin numër 1 për të bërë kallëzim duke bërë rolin e viktimës. Ajo dha deklaratën duke thënë se ishte ajo e dëmtuara dhe sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar.
Por padia e vajzës është rrëzuar pasi policia zbuloi mashtrimin e vajzës duke e arrestuar.
Tani SH.L do të akuzohet për përndjekje, por edhe për kallëzim të rremë.