Një 33-vjeçar nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë kunatin dhe ish-bashkëshorten. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Fuat Toptani, ku i riu emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur u ka zënë pritë në rrugë. Më pas ka goditur me thikë duke i plagosur M.B dhe F.Ç të cilët janë dërguar në spital. Autori i dyshuar i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, duke arritur t’i shpëtojë policisë. Punonjësit e policisë kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes thikën me të cilën 33-vjeçari kreu plagosjen. Ai është shpallur në kërkim nga polica.