INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë: Hajduti i një makine bën “garë” me policinë. Ja si përfundon…

Tiranë: Hajduti i një makine bën “garë” me policinë. Ja si përfundon…

Publikuar më: 10:20 15-03-2016

Mund të ishte mjaft intersante nëse ishte skenar, filmi po në fakt është realitet që ka tronditur për minuta të tëra me dhjetra banorë. D. Tufa ka ecur me mjetin foristradë Hyndai përmes disa rrugëve nga ajo e Kavajës për të përfunduar në zonën e Komunës së Parisit, ku dhe u përplas në shkallët e një supermarket. I riu po ndiqej nga policia dhe u dorëzua vetëm kur u përplas me supermarketin. Tufa në këtë “aventurë” ka aksidentuar një qytetar I cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe disa makina mes tyre e një mjet të policisë. Më pas u mësua se automietin e kishte vjedhur dhe ai i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Deklarata e Policisë:

Në mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:15, në rrugën e “Kavajës”, mjeti tip “Hyndai”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga një patrullë Policie e ndodhur në një vendngjarje, e cila është vënë menjëherë në ndjekje. Mjeti ka ndryshuar korsinë e lëvizjes dhe nga shpejtësia tej normave ka humbur kontrollin duke përplasur katër mjete, ndër to mjetin e policisë që po e ndiqte. Humbja e kontrollit ka bërë që të përplaset me murin e një supermarketi dhe për pasojë  është dëmtuar lehtë shtetasi B. H, 62vjeç, i i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i jepet ndihma në QSUT.
Më pas drejtuesi i mjetit ka dale nga makina duke u larguar me vrap.  Ky automjet dyshohet të jetë vjedhur me thyerje (pasi është konstatuar xhami anësor i thyer) rreth 20 minuta përpara ngjarjes. Përdoruesi i autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shtetasi Sh. Ç. ishte paraqitur ne Komisariatin Nr. 6 për të bërë kallëzim për mjetin e  vjedhur.
Menjëherë shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë dhe më pas shoqërojnë shtetasin Dritan Tufa, 35 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Policia në vendin e ngjarjes po kryen veprimet.

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945