INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, Hajduti i vjedh çantën me 10.000 euro gjatë faljes në xhami

Tiranë, Hajduti i vjedh çantën me 10.000 euro gjatë faljes në xhami

Publikuar më: 10:33 07-05-2016

Prokuroria e Tiranës ka akuzuar të pandehurin Tom Ndoja  për “Vjedhje me pasoja të rënda”. Nga hetimet rezultoi se personi në fjalë,  gjatë faljes në një prej xhamive të Tiranës, i ka vjedhur një besimtari tjetër çantën e dorës në të cilën gjendeshin 10 mijë euro.  Për këtë, Gjykata e Tiranës e dënoi me 4 deri në 6 vjet burgim të pandehurin.

Në materialin e Prokurorisë së Tiranë thuhet se i pandehuri ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare.

“Pas vjedhjes, i pandehuri është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për të realizuar arrestimin e tij”

Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka siguruar edhe të dhëna të tjera mbi personalitetin e të pandehurit.

Nga këto, ka rezultuar se ai është dënuar më parë për “Dhunë në familje” ndaj bashkëshortes së tij, si edhe rezulton që ka vjedhur shuma të ndryshme parash, përfshirë vlerat monetare të nënës, tezes dhe personave të tjerë familjarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102