Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Tiranës këtë paradite. Një i moshuar tenton të djegë veten me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Piramidës.
I moshuari Qazim Gapi ka hequr rrobat dhe ka hedhur benzinë në trup. Dëshmitarë thonë se, ai nuk ka lejuar askënd të afrohet. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, që ka shpëtuar të moshuarin.