INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, Klienti kërcënon me jetë avokatin

Tiranë, Klienti kërcënon me jetë avokatin

Publikuar më: 10:59 31-03-2016
 Policia ka shpallur në kërkim 52-vjeçarin me iniciale A.M për përndjekje dhe kanosje ndaj avokatit me iniciale S.K  37 vjeç. Avokati ka bërë kallëzimin në polici, pasi 52 vjeçari e ka përndjekur vazhdimisht duke i kërkuar shumën e parave gjatë kohës që e përfaqësonte si klient, shkruan “Gazeta Shqiptare”.   Klienti ka qenë i dënuar për veprën penale të falsifikimit dhe tashmë i ka kërkuar avokatit që e përfaqësonte shumën e parave kur e përfaqësonte gjatë gjyqit si palë mbrojtëse.  Kështu ka deklaruar në polici avokati, i cili ka shtuar gjithsesi se nuk i ka marrë asnjë shumë parash klientit të tij, përveç pjesës që i takonte për punën e tij. “Për çdo ditë më del para derës e më kërcënon se do më vrasë, nëse nuk i kthej shumën e lekëve që më ka dhënë gjatë kohës që kam qenë pala e tij mbrojtëse në gjyq”, ka thënë avokati S.K në policisë gjatë denoncimit që ka bërë.
Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051