Një krim i rëndë brënda familjes ka ndodhur pasditen e sotme, ku vëllai ka vrarë vëllain me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Valiasit të kryeqytetit. Mësohet se autori është Afrim Kallari, i cili ka qëlluar për vdekje vëllanë e tij Ermir Kallari. Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të jetë konflikti për pronën, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur plotësisht këtë krim brenda familjes. Burimet shtojnë më tej se Afrim Kallari është arrestuar nga agjentët e antikrimit dhe është shoqëruar për në komisariatin numër 5. Nga përplasja mes dy vëllezërve dyshohet se ka mbetur e plagosur edhe nëna e tyre.