Një fëmijë i mitur është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj. Sipas policisë “automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.” Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.