Një makinë është përfshirë nga flakët, pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur “Fusha e Aviacionit” dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për rastin, për të verifikuar nëse zjarri është shkaktuar si pasojë e ndonjë defekti apo ka qenë i qëllimshëm.