Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi mashtronte me shitjen e apartamenteve. Në pranga ka rënë Eqerem Mehmetaj.
55-vjeçari ka qenë në kërkim pasi është dënuar për veprën “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.
Mësohet se Mehmetaj është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Vlorës në vitin 2017. Ai iu shiste apartamente të njëjta personave të ndryshëm.
“Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare”, thuhet në njoftimin për mediat.