45 vjecari i plagosur në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme, para derës së shtëpisë së tij, në zonën e ish bllokut, mësohet se është ish bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare, Hgerta Sako. Cifti është divorcuar në shkurt të vitit 2012 dhe janë prindër të një vajze. Artur Aligjoni është menaxher i clubit të njohur “Arena” dhe policia po heton në pistën që lidhet me ngjarjen e para dy muajve në Kamëz, ku plagosi me thikë shtetasin Halim Hysa por më vonë u la i lirë për “plagosje të lehtë”. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat, i plagosuri i dy muajve më parë, Halim Hysa dhe vëllai I tij lidhur me plagosjen e sotme.