INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, mësuesja ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj nxënësit autik [VIDEO]

Tiranë, mësuesja ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj nxënësit autik [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 30-05-2016

Një ndër sfidat kryesore të fëmijëve me autizën është arsimimi. Sfida e arsimit tonë të përgjithshëm publik ka treguar, dhe po vazhdon të tregojë shumë mangësi në intergrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Kur diskutojmë për integrimin e fëmijëve me autizëm në arsimin e përgjithshëm publik, kjo nuk do të thotë se sistemi ynë arsimor aktual, është i gatshëm t´i pranojë, madje ata dhunohen dhe keqtrajtohen. Rasti i fundit, është ky i publikuar nga Fiks Fare, ku në klasën e parë B të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet, mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj një 10-vjeçari me elemente autizmi. Mësuesja e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës. Ajo nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares. Nga pamjet e filmuara në “Fiks Fare” shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës. Ajo ju flet me tone të larta të gjithë  nxënësve  dhe i godet me shkumës në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, ajo u thotë: “Mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua t’ua dëgjoj zërin”.

Valbona Rrenjolli, prindi i fëmijës me elemente autizmi, shprehet se kjo mësuese ka penguar integrimin e djalit të saj si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por edhe mënyrën sesi kjo mësuese ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve. Dhunë verbale dhe joverbale. Ajo thotë se në rolin e prindit është ankuar në drejtori, ku ka mbetur akoma më e zhgënjyer kur ka parë sesi të gjithë mësuesit dhe drejtuesit dalin në krahë të njëri-tjetrit dhe nuk verifikojnë aspak situatën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277