Një person ka hipur në një vinç duke kërcënuar se do të hidhet që aty. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së hënës pranë Pallatit të Kulturës ku mësohet se një 35-vjeçar ka hipur në maji një vinç nga ku flet me zë të lartë, se do të kryej aktin e vetëvrasjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, Ende nuk dihen arsye se pse personi në fjalë kërcënon të hidhet nga lartësia. Ky nuk është rasti i parë dhe në rastet e mëparshme, personat kërcënues kanë zbritur pas negociatave me policinë.