INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë/ Nxori në rrugë të dashurën me foshnjën 8-muajshe për të lypur, arrestohet 21-vjeçari

Tiranë/ Nxori në rrugë të dashurën me foshnjën 8-muajshe për të lypur, arrestohet 21-vjeçari

Publikuar më: 10:30 29-08-2017

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përdorur për të lypur bashkëjetuesen e tij me foshnjën 8 muajsh.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Embra Nuredini banues në Tiranë.

Mbi të 21 vjeçarin rëndon akuza për "Keqtrajtim i të miturve".

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

- Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin "Bajram Curri" duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.003889799118042