Të shtëna me armë zjarri janë shkëmbyer mes të rinjëve në orët e para të mëngjesit në hyrje të një klubi nate në Sauk. Sipas burimeve të policisë, motivi i kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë një sherr mes të rinjve për tavolinat “VIP”, sherr i cili më pas është zhvendosur jashtë klubit të natës. Të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, por fatmirësisht nuk ka patur persona të plagosur. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy të rinj, P. G dhe E. D, që dyshohet se morën pjesë në sherrin me armë.