Një sulm me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
Viktima i identifikuar si Andi Spahia ka marrë 4 plumba në këmbë dhe shpatull.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.