Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë. Policia bënë me dije se shtetasi Ramazan Tanushi është ndaluar në autostradë,ndërsa pas kontrollit në makinën e tij tip "Ford" u sekuestrua një armë zjarri "Kallashnikov". Tanushi e kishte fshehur armën në bagazhin e mjetit, ndërsa pas arrestimit 55-vjeçari po merret në pyetje.